Kina njoftoi për arritjen e marrëveshjes në lidhje me blerjen e aluminit dhe çelikut nga Turqia
Sipas mediave kineze, Pekini ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet kompanive turke dhe ato kineze për blerjen e çelikut dhe aluminit nga Turqia.
Para disa dite Ankaraja kishte paralajmëruar për formimin e një Komiteti të Bashkëpunimit mes Qeverive të Turqisë dhe Kinës, ku sipas e përditshmes turke “Hürriyet”, përcjell Gazeta e Re, ky komitet si misioni kryesor do të ketë thellimin e bashkëpunimit për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në shumë fusha, si ajo e politikës, ekonomisë, tregtisë, sigurisë, kulturës, turizmit dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
Pekini ka konfirmuar për marrëveshjen në lidhje me blerjen e çelikut dhe aluminit nga republika e Turqisë ku sipas burimeve jo-zyrtare bëhet fjalë për një pazar ku xhiroja vjetore do të arrij në 13.5 miliard dollarë ku do te përdoren vetëm monedhat kombëtare të të vendeve, shkruan “Jiefang Daily”, përcjell Gazeta e Re.
Vlen të ceket se para disa dite Presidenti i ShBA-së, Donald Trump autorizuar rritje të ndjeshme të tarifave të çelikut dhe aluminit “lidhur me Turqinë”, gjë që ka shkaktuar ngritjen e dollarit karshi lirës turke.

Lexo edheFrancë: 30% e urave rrezikojnë shembjen
Dialogu Turqi-Kinë, zhvilluar në një periudhë kur Turqia gjendet e rrethuar nga ‘zjarri’ ekonomik, shpalosi ngjyrime dhe reflektime interesante. Faktori thelbësor, që e bën interesant këtë dialog, është roli kyç, që një fuqi botërore si Kina luan në zhvillimet e marrëdhënieve ndërkombëtare, brenda të cilave ndodhet edhe Turqia.
Ndryshe, Turqia dhe Kina janë dy aktorë me dinamika të brendshme dhe pozita ndërkombëtare, që kanë potencial të lartë afrimi me njëra-tjetrën. Në këtë kuadër duket që ekziston gjithashtu vullnet dhe përpjekje e ndërsjellë. E rëndësishme në këtë pikë është që potenciali në fjalë të vihet në veprim dhe të eliminohen pengesat, që qëndrojnë përpara këtij potenciali. Një bashkëpunim i fuqishëm Kinë-Turqi mund të sjellë ndryshime rrënjësore në rendin vendor, rajonal dhe global. /Gazetaere.com/














