Kina fiton betejën me koronavirusin? Mbyllen 2 spitalet e fundit të improvizuara në Wuhan
BILLI

Lexo edheNuk mjaftonte koronavirusi, “lufta e naftës” po trondit ekonominë botërore

Pas më shumë se 2 muajsh situata po stabilizohet, , me rënien e numrit të të infektuarve për ditë, dy spitalet e fundit në provincën Hubei janë vendosur të mbyllen, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.
Të 14 spitalet u ndërtuan posaçërisht për t’u marrë me shpërthimin e koronavirusit dhe kryesisht trajtoheshin pacientë me simptoma të buta. Përgjatë janarit dhe shkurtit, zyrtarët lokalë të shëndetit shndërruan objektet publike, siç janë stadiumet sportive dhe sallat e ekspozitës në spitale.
”Tashmë këto vende po mbyllen pasi numri i pacientëve Covid-19 vazhdoi të bjerë në qytet,” njoftoi Xinhua.

Lexo edheNuk mjaftonte koronavirusi, “lufta e naftës” po trondit ekonominë botërore
Sot kishte vetëm 19 raste të reja të raportuara në territorin e Kinës, 17 prej tyre ishin në Wuhan, dhe 2 të tjera të importuara nga jashtë. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, gjithsej 59,897 pacientë janë shëruar në të gjithë vendin.