back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeKidnapuan vajzën midis Prishtinës por Prokuroria i liron

Kidnapuan vajzën midis Prishtinës por Prokuroria i liron

Të ngjajshme

Vodhi një arkë me para, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë...

Arrestohet në aeroport i dyshuari për vjedhjen e një veture në Gjermani

Një person është arrestuar me të arritur në Aeroportin...

Krishtlindja tropikale e Rita Orës

Rita Ora ka zgjedhur të festojë Krishtlindjen në një...

Ka apo s’ka kolona?- Përditësohen të dhënat e fundit nga pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim...
- Advertisement -

Agjencia për Barazi Gjinore nga Zyra e Kryeministrit, ka dënuar ashpër kidnapimin e një femre në Prishtinë, ditë më parë, nga ana e dy personave të cilët u arrestuan dhe me pastaj u liruan me urdhër të Prokurorit të Shtetit, përcjell Gazeta Metro.

- Advertisement -

Siç thuhet në reagimin dërguar mediave, ky është një akt i cili duhet të dënohet nga shoqëria dhe nga institucionet, pasi një gjë e tillë shkakton pasiguri të qytetaret e në veçanti tek gratë dhe vajzat. Andaj, kërkohen sqarime lidhur me rastin dhe deklaratën për lirimin e kidnapuesve.

Reagimi i plotë:

Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, dënon ashpër kidnapimin e një femre në Prishtinë me 18 Qershor 2018, nga ana e dy personave të cilët u arrestuan dhe me pastaj u lirun me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Incizimi i rastit i postuar ne mediat on – line nga ana e dëshmitarëve të rastësishëm, dëshmon për një nivel sigurie jo adekuat, ku çdo vajzë apo grua mund të përballet me një rrezik të tillë në rrugët e kryeqytetit.

Ky është një akt i cili duhet të dënohet nga shoqëria dhe nga institucionet, derisa nga Prokuroria e Shtetit kërkohet sqarime lidhur me rastin dhe deklaratën për lirimin e kidnapuesve. Aktet e tilla janë të papranueshme për shoqërinë tonë dhe si te tilla shkaktojnë pasiguri të qytetaret e në veçanti tek gratë dhe vajzat, dhe nëse nuk ofrohen informacione shtesë për zbardhjen e rastit do të shkaktojnë mosbesim dhe frikë për sigurinë e grave dhe vajzave, dhe e dëmtojnë imazhin e policisë si një organ tek i cili qytetarët e RKS kanë besim të dëshmuar .

ABGJ vlerëson se pa ndërhyrë në kompetencat e prokurorisë për zbardhjen e rastit qytetarët e RKS meritojnë sqarim për vënien e drejtësisë në vend për rastin në fjalë . Java 18 -22. 06/2018 me një epilog të tmerrshëm ku një grua është vrarë në Kolovicë, rasti i kidnapimit në kryeqytet, rasti i rrahjes së gruas në Pejë, tregon mbi domosdoshmërinë e reagimit të përbashkët si shoqëri për ta dënuar dhunën në baza gjinore.Kërkojmë që rastet e tilla të zbardhen sa më shpejtë, derisa kërkohet një vëmendje e shtuar nga institucionet përkatëse të sigurisë qe të ngritët niveli i sigurisë në nivel vendi, rastet e tilla të mos përsëriten dhe te dënohen ashpër me ligji . /Gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz