back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Investimi në energji alternative është punë e dobishme për Kosovën

Haradinaj: Investimi në energji alternative është punë e dobishme për Kosovën

Të ngjajshme

Lista Serbe gjobitet edhe me 30 mijë euro nga PZAP-i

Paneli Zgjedhor për Ankesat dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë...

Kurti komenton ndarjen e shtesave prej 100 eurosh: Çdo vit…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti thotë se vendimi për...

Fury do të hyjë në ring me Joshuan, por vetëm me një kusht

Tyson Fury është gati të hyjë në ring me...
- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në përurimin e fluturakeve të para të prodhimit të rrymës me erë, të cilat po bëhen nga kompania “Air Energy”.

- Advertisement -

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se arsyeja e vizitës është për tu njohur më për së afërmi me përparimet që kanë ndodhë në investimet në energjinë me erë.

“Investimi në energji alternative është punë e dobishme për Kosovën”, tha kryeministri Haradinaj, duke u shprehur i bindur se institucionet e Kosovës do të jenë partnere korrekte për investitorët.

Kryeministri Haradinaj duke falënderuar kompaninë “Air Energy”, e cila ka sjell një teknologji shumë të re dhe të avancuar dhe e cila ka zgjedh Kosovën për të investuar, tha se bëhet fjalë për një projekt të suksesshëm.

Përfaqësuesi nga Turqia i kompanisë “Air Energy”, Musfik Hamdi Yamanturk, tha se kjo kompani ekziston që 61 vite dhe projekti këtu është ndër projektet e para jashtë Turqisë dhe një tjetër që është në Ukrainë. “Shpresojmë shumë edhe në  investime të tjera të kësaj natyre”, tha z. Yamanturk.

Ndërkaq, Sait Vokshi, bashkë investitor në këtë projekt, u shpreh i kënaqur me punën që është bërë, duke shpresuar që edhe në shumë projekte të tjera do ta kenë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Haradinaj pas vizitës që i bëri trafostacionit dhe turbinave të erës, zhvilloi një takim me bashkë investitorët, nga të cilët u njoftua rreth investimit në këtë sektor mjaft të rëndësishëm për Kosovën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz