BallinaLajmeKFOR vendos 114 tabela të reja përgjatë kufirit Kosovë–Serbi: Ulin rrezikun e...

KFOR vendos 114 tabela të reja përgjatë kufirit Kosovë–Serbi: Ulin rrezikun e kalimeve aksidentale

Të ngjajshme

Ariana Grande paralajmëron albumin e ri

Ariana Grande ka paralajmëruar lansimin e albumit të saj...

Nagavci LDK-së: Jo kush mund të jetë, po kush është? Vendosni dhe sillni nënshkrimet

Nga LDK-ja nuk janë përgjigjur konkretisht për ofertën e...

Bajrami: Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin, kjo nuk do të ndodhë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar menjëherë pas...

Mos i lani dhëmbët menjëherë pas mëngjesit

Një mjek paralajmëron se larja e dhëmbëve në kohën...

KFOR ka njoftuar se ka vendosur tabela të reja përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e KFOR thuhet se janë vendosur 114 tabela në zona malore dhe të pyllëzuara për të shënuar zonën ku operon KFOR-i dhe për të zvogëluar rrezikun e kalimeve aksidentale në anën tjetër të kufirit.

“KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tij për të promovuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë edhe përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë Vijës Administrative Kufitare.”, thuhet në njoftim.

Në fund të njoftimit theksohet se KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz