HomeLajmeKFOR-i stërvitet për qitje

KFOR-i stërvitet për qitje

Të ngjajshme

Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE

Zgjerimi i Bashkimit Europian mbetet një proces i bazuar...

Kroacia befason Kosovën, kalon në epërsi

Kombëtarja e vashave të Kroacisë ka befasuar Kosovën, duke...

Karabinierët e caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të KFOR-it, zhvilluan një stërvitje me qitje të vërteta në poligonin “Voloire”.

Stërvitja u bë për të përmirësuar aftësitë e qitjes, aftësinë e armëve dhe gatishmërinë individuale, transmeton IndeksOnline.

“Aktivitetet e rregullta të trajnimit ndihmojnë në ruajtjen e standardeve profesionale dhe efektivitetit operacional, duke siguruar që ushtarët të mbeten të përgatitur për të kryer detyrat e tyre në mbështetje të misionit të KFOR-it.

Përmes aktiviteteve të tilla, personeli ruan një nivel të lartë gatishmërie dhe ndërgjegjësimi për situatën, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë” deklaron KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz