BallinaLajmeKFOR-i demanton praninë e ushtrisë serbe brenda territorit të Kosovës

KFOR-i demanton praninë e ushtrisë serbe brenda territorit të Kosovës

Të ngjajshme

Lajm i mirë për tifozët e Chelseat, ylli i ekipit rikthehet në stërvitje

Skuadra e Chelseat nesër luan ndeshjen e kthimit ndaj...

Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, tha se ftesat e...

​Sinner thyen rekordin në tenis

Jannik Sinner ka shkruar historinë në Indian Wells, duke...

“Bufi” nis ditën në fitnes, duket në top formë!

Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu i njohur me...

KFOR-i ka demantuar raportimet e shfaqura në mediat serbe se pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe janë fotografuar aty me pjesëtarë amerikanë të KFOR-it.

I pyetur nga “Koha Ditore” nëse janë të vërteta raportimet në mediat serbe, të përcjella me një fotografi, ku shihen ushtarët amerikanë të KFOR-it dhe ushtarët serbë, e që, sipas këtyre mediave, është bërë brenda territorit të Kosovës, një zëdhënës i KFOR-it mohoi se ato janë bërë brenda territorit kosovar, duke sqaruar se fotot janë bërë në vijën e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ku kryhen “aktivitetet monitoruese rreth kufirit”.

Më herët, gjatë ditës, disa media serbe kanë raportuar se ushtria serbe “ka hyrë në Kosovë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz