back to top
Saturday, February 21, 2026
BallinaSportKF Rilindja 1974 ndan rrugët me trajnerin Faruk Statovci

KF Rilindja 1974 ndan rrugët me trajnerin Faruk Statovci

Të ngjajshme

KF Rilindja 1974 ka njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Faruk Statovci.

Përmes një komunikate, klubi bëri të ditur se palët kanë vendosur të ndajnë rrugët, duke i dhënë fund periudhës së bashkëpunimit mes tyre.

Nga Rilindja 1974 kanë falënderuar Statovcin për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte në krye të skuadrës.

“Falënderojmë trajnerin Statovci për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit. I urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij dhe në sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit.

Tashmë mbetet të shihet se kush do ta marrë drejtimin e ekipit në vazhdim të sezonit. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz