back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleKëto rrugë të Skenderajt do të asfaltohen këtë vit nga Ministria e...

Këto rrugë të Skenderajt do të asfaltohen këtë vit nga Ministria e Infrastrukturës

Të ngjajshme

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Skënderajt. Nënshkrimi i Memorandumit do të mundësojë financimin e zgjerimit të rrugës Rezallë – Likoc, në vlerë prej 350,000 € dhe asfaltimin e rrugëve në Izbicë, në vlerë prej 250,000 €, transmeton Drenica Press.

Mjetet financiare për realizimin e projekteve do të sigurohen nga Ministria e Infrastrukturës, kurse obligimet e Komunës së Skënderajt lidhur me realizimin e projekteve të lartëpërmendura janë: sigurimi i kushteve të nevojshme për realizimin e projekteve, procedurat e tenderimit, caktimi i komisionit për vlerësim, caktimi i projekt-menaxherit, si dhe përzgjedhja e komisionit për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.
Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projekteve, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambinetit dhe Planifikimit Hapsinorë dhe Ministrinë e Financave, si dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz