BallinaLajmeKëto janë fjalët që Quni ia tha Halitit kur iu afrua te...

Këto janë fjalët që Quni ia tha Halitit kur iu afrua te ulësja

Të ngjajshme

Tragjedi në Piranë të Prizrenit, vdes këmbësori 81-vjeçar pasi u godit nga vetura – policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në magjistrlaen Prizren-Gjakovë, në fshatin...

Dy të arrestuar për përfshirje në rrahje në stadiumin e Shtimes

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë...

Protesta në Shqipëri/ Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është...

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Gjatë ditës së djeshme, në Kuvendin e Kosovës plasi një debat i ashpër mes deputetit të LDK-së, Anton Quni, dhe deputetit të PDK-së, njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Xhavit Haliti
Si shkas ishte pohimi i Anton Qunit se Xhavit Haliti kishte marrë 8 milionë marka nga kolonel Ahmet Krasniqi.

“Është gënjeshtër e kulluar, është gënjeshtër prej atyre kuzhinave të tyre dhe nuk është mirë me përdorë emrin e Ahmet Krasniqit. Nëse ke argumente zotëri që po i jep vetit zor që dinë diçka për UÇK-në, unë po të them që nëse unë i kam marrë 8 milionë euro, sot nuk jam në këtë Kuvend, nëse ti ke gënjyer a je i gatshëm të jep dorëheqje nëse ki argumente se unë i kam marrë 8 milionë euro. Duhet ta kesh parasysh që në strukturat politike dhe ushtarake ka pasur bashkëpunim mes Qeverisë së Kosovës dhe UÇK-së dhe strukturat ushtarake dhe politike të UÇK-së nuk janë marrë me kalamajtë që kanë qëndruar nëpër thera. Unë për të biseduar dhe për t’u marrë vesh kam pasur vetëm një njeri, veç Bujar Bukoshin”, tha Haliti.

““Unë nuk e di çka ka të keqe që ky fond është ndarë për ndihmë për njësitë e UÇK-së. Nuk është asgjë sekrete, nuk jam i vetmi që e kam thënë, kanë folur për këtë çështje edhe shumë tjerë, kanë folur edhe shokë të juaj të idealit, partisë e tjera. Por nëse ju dëshironi fakte dhe më shumë unë do t’i siguroj. Tani nuk jam i sigurt a janë në pyetje 6, 7 apo 8, por mund t’i siguroj të gjitha faktet, edhe dëshmitarët edhe protagonistët, që të saktësojnë me ditë, me datë, me ngjarje, me zhvillime, me vend se ju këtë shumë plus minus e keni pranuar personalisht me autorizimin e kolonel Ahmet Krasniqit”, i kundërpërgjigj Quni.

Por Xhavit Haliti nuk ia lejoi më fjalën deputetit të LDK-së, dhe ky i fundit shkoi afër Haliti për t’u sqaruar, e ku më pas për disa minuta aty u panë edhe deputetët tjerë të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së.

Por, gjatë ditës së djeshme mund t’ju kenë ikur fjalët që Anton Quni ia tha Xhavit Halitit pasi iu afrua afër.

Në këtë video, dëgjohet momenti kur Quni i drejtohet Halitit me fjalët: “Ti je mësu me tjerët me bo hajgare, me mua jo”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz