Ky është vendimi i fundit për pajisjen me patentë shofer në Kosovë
BILLI
Lexo edheUshtari i UÇK’së mori plumb në kokë nga snajperi serb, sot i refuzohet pensioni
Qeveria e Kosovës po mban sot mbledhjen e radhës të thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Ndër të tjerash në këtë mbledhje është aprovuar propozim-vendimi për ndryshimin e vendosjes së standardeve minimale të aftësisë psiko-fizike për shofer të automjeteve.
Propozimi nga Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është aprovuar pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Lexo edheUshtari i UÇK’së mori plumb në kokë nga snajperi serb, sot i refuzohet pensioni
Sipas Ministrit Lekaj ky vendim do të ndihmojë të gjithë vozitësit dhe gjithë procesin e pajisjeve me leje nga qytetarët e Kosovës.
Propozimi është bërë në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Punëve të Brendshme.