BallinaLajmeKëto janë fjalët prekëse të nënës së Aulonit pas vendimit të Gjykatës

Këto janë fjalët prekëse të nënës së Aulonit pas vendimit të Gjykatës

Të ngjajshme

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 15 vjet burgim tre të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës, raporton Gazeta Express

Me këtë vendim nuk është pajtuar nëna e Aulonit. Ajo menjëherë pas përfundimit të seancës ka deklaruar se vendimi është i ulët.

“Me i varë ata në shesh ata të tre është pak”, deklaroi ajo para mediave.

E ndërkohë Gjykata ka dënuar me 9 vjet e 6 muaj kryesin e veprës, vajzën 3 vjet, të tretin 1 vit e 6 muaj.
Avokati Skender Musa tha se do të bëjnë ankesë për rritje të dënimit për vajzën.

Për vrasjen e Aulon Zekës akuzoheshin dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale. Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.
Seancat e këtij gjykimi kanë qenë të mbyllura, ndërsa gati sa herë ato janë zhvilluar, te Pallati i Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës.

Express në vazhdimësi ka raportuar rreth gjykimit për vrasjen e Aulon Zekës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz