BallinaRegjionaleDrenasKëto janë fjalët e Ramiz Lladrovcit për rastin e nxënëses 16 vjeçare...

Këto janë fjalët e Ramiz Lladrovcit për rastin e nxënëses 16 vjeçare nga Drenasi (VIDEO)

Të ngjajshme

Franca tregon se është favorit për Kupën e Botës, e fiton edhe miqësoren e dytë

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Kolumbisë...

Laporta: Është parë që vendimi im për largimin e Messit, ishte i duhuri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se vendimi...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka folur për rastin e rëndë të 16-vjeçares e cila dyshohet të jetë dhunuar nga një mësimdhënës e më pastaj edhe nga një polic hetues.

Lladrovci ka shprehur keqardhje për rastin në fjalë dhe ka inkurajuar të gjitha institucionet që ta ndjekin këtë rast deri në fund.

Ai ka thënë se në kohën kur ishte hapur rasti ndaj mësimdhënësit pas deklaratës së nxënëses, ai e kishte pezulluar atë nga puna, mirëpo kanë qenë vendimet e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ato që e kanë kthyer atë sërish në punë, pasi që kishin pushuar hetimet dhe se nxënësja e kishte tërhequr deklaratën e dhënë në polici.

Sipas Lladrovcit, në mesin e 10 mijë policëve sigurisht se ka edhe polic që nuk duhet të jenë në shërbim të qytetarëve.

Ai thotë se asnjë ankesë nuk e ka pasur deri tani për ndonjë rast të tillë.

“Unë iu bëjë thirrje qytetarëve të Komunës së Drenasit që të besojnë në policinë e tyre”, ka deklaruar Lladrovci./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz