back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKëtë vit mërgimtarët nuk do ta paguajnë sigurimin e veturës për të...

Këtë vit mërgimtarët nuk do ta paguajnë sigurimin e veturës për të hyrë në Kosovë

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Është nënshkruar marrëveshja për mbulimin e primit të sigurimit kufitar për bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Financave, nëpërmjet një komunikate për media.

“Sot, u bë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit për mbulimin e primit të sigurimit kufitar për bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas MF’së, përmes kësaj marrëveshjeje, Qeveria e Kosovës ka marrë përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar për palët që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë gjatë vitit 2020.

“Për të gjitha veturat dhe motoçikletat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe janë subjekt i kësaj Marrëveshjeje, Qeveria e Republikës së Kosovës mbulon njëqind për qind (100%) të vlerës së primit të policës kufitare”, thekson komunikata.

Në njoftim thuhet se “subjekt i kësaj marrëveshjeje janë të gjitha veturat e bashkatdhetarëve dhe të huajve që janë nën regjimin e Kartonit të Gjelbër dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, përjashtuar veturat e regjistruara në Republikën e Malit të Zi, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Serbisë”.

“Polica e sigurimit mund të shkarkohet në platformën elektronike (online) të autorizuar nga BKS, ose në formë fizike në zyret e BKS-së në pesë (5) pikat kufitare: Vërmicë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Merdarë dhe Kullë. Kjo marrëveshje fillon të zbatohet nga data 01.08.2020”, sqaron komunikata.

Pas nënshkrimit, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami theksoi se me këtë veprim Qeveria e Kosovës ka zgjidhur një çështje të kamotshme përmes së cilës do të lehtësohet ardhja e bashkatdhetarëve në Republikën e Kosovës duke reduktuar ndjeshëm kohën e pritjes në pikëkalimet kufitare të vendit tonë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz