BallinaSportKëtë askush nuk e kishte pritur! Ruiz e rrëzon katër herë Joshuan...

Këtë askush nuk e kishte pritur! Ruiz e rrëzon katër herë Joshuan dhe ia rrëmben titujt

Të ngjajshme

Sulm dhe kanosje në Kaçanik, konfiskohen dy armë zjarri

Policia njofton se janë iniciuar dy vepra penale: “Sulmi”...

Lladrovci: Unë, biri yt Kosovë, fitore!

Me rastin e fillimit të ndeshjes historike kualifikuese për...

“Forca Kosovë” – Abdixhiku me bashkëshortën në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot është në përkrahje...

Sigal Prishtina ndan rrugët me yllin amerikan

Sigal Prishtina ka njoftuar një largim nga skuadra. Bëhet fjalë...

Andy Ruiz Jr. ka bërë një prej triumfeve më sensacionale të boksit modern duke e mposhtur kampionin e unifikuar, Anthony Joshua.

Boksieri britanik e ka pësuar humbjen e parë në karrierë, edhe atë duke u rrëzuar katër herë nga kundërshtari i tij, i cili në raundin e shtatë fitoi me nokaut teknik.

Kampioni i ri i botës, Andy Ruiz Jr (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Kampioni i unifikuar vuri titujt e tij IBF, WBA dhe WBO, në sfidën përballë meksikano-amerikanit, i cili u përfshi në këtë duel si zëvendësues, pasi Jarrell Miller doli pozitiv në testet anti-doping dhe u suspendua.

Dhe debutimi i AJ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk shkoi aspak mirë, pasi ai pësoi në Madison Square Garden të New Yorkut.

Andy Ruiz Jr. është kampioni i ri botëror i peshave të rënda dhe meksikani i parë që shpallet kampion bote në këtë kategori.

Raundi 1

Që nga fillimi, Ruiz sulmonte, ndërsa Joshua tregohej më i vëmendshëm dhe e priste momentin.

Raundi 2

Një moment i mirë për britanikun, i cili i dhuroi dy goditje të fuqishme.

Raundi 3

Dramë e vërtetë! AJ e rrëzoi Ruizin, por ai u çua për ta rrëzuar kampionin. Menjëherë pas, meksikani e rrëzoi sërish Joshuan, të cilin e shpëtoi gongu.

Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Raundi 4

Joshua ia doli të mbahej në këtë raund në përpjekje për t’u këndellur dhe vazhdimisht e shmangte kundërshtarin.

Raundi 5

Britaniku dha përshtypjen se po kthehej në lojë, por kundërshtari i tij ishte i palëkundur.

Raundi 6

Ndërkohë që Ruiz ishte gjithnjë e më i qëndrueshëm, tek AJ mbretëronte pasiguria.

Anthony Joshua humb titujt me nokaut teknik (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Raundi 7

Momenti kur Ruiz sulmoi fuqishëm dhe e rrëzoi edhe dy herë të tjera Joshuan, ndërsa gjyqtari e ndali meçin që do të thoshte, fitore me nokaut teknik për kampionin e ri.

/Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz