back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeKëta janë numrat e deputetëve që kanë siguruar LVV-ja, LDK-ja, PDK-ja e...

Këta janë numrat e deputetëve që kanë siguruar LVV-ja, LDK-ja, PDK-ja e AAK-ja në bazë të rezultatit aktual

Të ngjajshme

Përmbyset gjithçka, Pulisiq kthen Milanin në lojë

Milani ka barazuar shifrat ndaj Torinos në Serie A. Golin...

Ramabaja: Lista e VV-së pothuajse e njëjtë me atë të 9 shkurtit, me disa ndryshime të vogla

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar listën e kandidatëve të...

SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes

Kosova përfshihet në qëndrime të rëndësishme në draft-ligjin e...

Wolves barazon shifrat ndaj Unitedit në fund të pjesës së parë

Wolves sapo ka shënuar golin e barazimit ndaj Manchester...

Drejtori i Policisë së Kosovës takon përfaqësues të INL-Kosova

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend...

Kur kanë mbetur edhe më pak se 2 për qind të votave për t’u numëruar, në rezultatet e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 25,56 për qind ose 200 mijë e 754 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës është në vendin e dytë me 24,87 për qind ose 195 mijë e 296 vota, ndërsa PDK-ja e cila ka pranuar humbjen dhe shkuarjen në opozitë renditet e treta me vetëm 166 mijë e 9 vota.

Bazuar në këtë rezultat aktual, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë grupi më i madh parlamentar në Kuvend me 31 deputetë, LDK-ja 30 deputetë, PDK-ja 25 dhe AAK-ja e Haradinajt vetëm 14.

Koalicioni NISMA-AKR sipas rezultateve të deritanishme nuk ka arritur të kalojë pragun, duke ngushtuar kështu matematikat për një koalicion të mundshëm qeverisës.

Lëvizjes Vetëvendosje si forcë e parë i mbeten vetëm dy mundësi për koalicion, LDK-ja dhe AAK-ja, duke qenë se me PDK-në janë deklaruar që nuk bëjnë marrëveshje.

Kurti në orët e vona të mbrëmjes në një intervistë për T7 ka thënë se partisë së parë që do t’i trokasë sot në derë për koalicion do të jetë LDK-ja.

Mbete të shihet në ditët në vazhdim se si do të rrjedhë procesi i koalicioneve paszgjedhore dhe se sa shpejt do të arrihet pajtueshmëri për krijimin e qeverisë së re. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz