Abdixhiku takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë zhvillimet e fundit politike dhe situatën në Kuvend
dp

Lexo edheKurti pret në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, flasin për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve

Sipas njoftimit të LDK-së, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvend dhe seancën e sotme konstituive.
Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën politike dhe pozicionin e kësaj partie, të cilin, siç thuhet në njoftim, e ka ndërtuar në funksion të mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës dhe funksionalitetit të institucioneve.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për rëndësinë e tejkalimit të situatës aktuale politike dhe krijimit të kushteve për funksionim të qëndrueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Lexo edheKurti pret në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, flasin për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve
Në fund, Abdixhiku ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve. /Lajmi.net/