back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeKëta janë henbollistët e Kosovës që jashtë po bëjnë kërdi

Këta janë henbollistët e Kosovës që jashtë po bëjnë kërdi

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

Motrat Marigona e Arlinda Hajdari, kanë bërë edhe një hap drej elitës daneze. Ato me skuadrën Ringkobing të shtunën fituan 28:23 ndaj Ringsted. Marigona shënoi dy gola, ndërsa kontribut dha edhe Arlinda. Pas javës së 16-të, Ringkobingu është i pari me 27 pikë, tri më shumë se përcjellësi i parë.

Në Zvicër, Pashke Marku ka shkëlqyer në ndeshjen e Superligës A, ku 4 skuadrat më të mira po luftojnë për titull të kampionit. Ajo realizoi 6 gola nga 10 tentime derisa Kreuzlingeni e befasoi skuadrën SPONO Eagles duke e mposhtur 35:31. Te SPONO, Kristina Ukaj qëndroi gjatë në portë. Ajo priti 8 prej 29 goditjeve në drejtim të portës.

Luigj Quni ka shënuar 6 gola nga 6 tentime për Amicitia Zurich që barazoi 32:32 me St. Gallenin në Superligën e Zvicrës.

Skuadra e Qunit mori pikë të madhe në garën për ekzistencë. Renditet e parafundit me 5 pikë, një më shumë se Endingen.

Në Kroaci, Liridon Zena kishte 7 pritje nga 36 gjuajtje në drejtim të portës së tij. Skuadra e tij,Zamet, humbi 35:28 nga Vinkovci në elitën e Kroacisë. Zena realizoi një gol në ndeshjen e luajtur të shtunën.

Të Fundit

Sport

ShowBiz