Këta janë gjyqtarët, që do të drejtojnë ndeshjen Kosova-Anglia
BILLI
Lexo edhePas Muriqit, Kosova e humb edhe një futbollist tjetër para ndeshjes me Çekinë
Sot Kosova luan në Pelzen kundër Çekisë në ndeshjen kualifikuese për Euron 2020.
Tri ditë më vonë, të dielën në Prishtinë, luhet ndeshja e fundit kundër Anglisë, shkruan Indeksonline.
Indeksonline mëson se ndeshjen e “Dardanëve” kundër “Tre luanëve” do ta drejtojnë gjyqtarët nga Polonia.

Lexo edhePas Muriqit, Kosova e humb edhe një futbollist tjetër para ndeshjes me Çekinë
Pawel Gili, do të jetë gjyqtari kryesor, i ndihmuar nga anësorët Konrad Sapela dhe Marcin Borkowski, derisa gjyqtari i katërt do të jetë Daniel Stefanksi.
Katërshja polake ka drejtuar ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe të Europa Leagues derisa nga viti 2009 është gjyqtar i FIFA-s. /IndeksOnline/