Këta janë dy personat nga Rahoveci që vdiqën mbrëmë në aksidentin e rëndë në Arllat të Drenasit
BILLI

Lexo edheArrestohet një person në Drenas pasi sulmoi babain e tij!

Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një kamionete.
Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.
“Me datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Arllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Lexo edheArrestohet një person në Drenas pasi sulmoi babain e tij!
Ndërkohë, gazeta Sinjali ka publikuar fotografitë dhe identitetin e dy viktimave. Ata janë Besim Hoxha, 43-vjeçar dhe Milaim Tara, 46-vjeçar.