Këta janë aeroplanët që Turqia do t’ia japë Kosovës (FOTO)
Pas lajmeve të bujshme ditëve të fundit, në të cilat “paralajmëronin një luftë në Kosovë” mediat serbe sot kanë dalë edhe me një “goditje” tjetër. Kësaj radhe, ata në artikujt e tyre, kanë përfshirë edhe rolin e Turqisë, në “mbështetjen e konfliktit” mes Kosoves dhe Serbise, transmeton portali Preshevajone.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është sponsori kryesor i armatosjes ushtarake të shtetit të Kosovës dhe është i gatshëm për t’i dhuruar Kosovës aeroplanë “F-16 Falcon”, automjete të blinduara dhe tanke, shkruajnë sot mediat serbe.
Duke cituar ekspertë serbë, ato shkruajnë se se Erdogan, përmes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama do të provojë që në të gjitha mënyrat të ndihmojë në armatosjen e shqiptarëve në Kosovë.
Ish-shefi i Departamentit të Sigurisë së Akademisë Ushtarake, kolonel Milan Mijalkovski ka thënë se Turqia do të armatos Prishtinën ashtu siç bëri me Tiranën.

Lexo edheShteti shpenzoi 400 mijë euro, mbajti pa faj në paraburgim 100 persona
“Është e sigurt se ata do të armatosin forcat tokësore, por do t’iu shesë ose të dhurojë atyre, edhe aeroplanë luftarakë. Deri më tani në shumë akademi ushtarake janë trajnuar pilotët e tyre, kështu që ky është një hap tjetër logjik. Kjo nuk është një surprizë, pasi Erdogan, si një përfaqësues i Neo-otomanizmit ka një interes të madh në Ballkan”, citohet të ketë thënë Mijalkovski.















