Kështu ndodhi vrasja e dy vëllezërve shqiptar
01
Lexo edheIu bashkua UÇK-së kur ishte 17 vjeçar: Do të shkoj në Amerikë, në Kosovë do vije vetëm pushimeve
Kur kanë kaluar rreth 24 orë nga vrasja e dy vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali, kanë dalë të tjera detaje nga dinamika e ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën paraditen e djeshme.
Kështu pranë trupit të njërit prej viktimave, Astrit Bilalit, është gjetur një armë zjarri tip pistoletë, që besohet se i përkiste këtij të fundit.
Hetuesit dyshojnë se Astriti iu është kundërpërgjigjur me zjarr atentatorëve, pasi në vendngjarje janë gjetur edhe gëzhoja pistolete.
Lexo edheIu bashkua UÇK-së kur ishte 17 vjeçar: Do të shkoj në Amerikë, në Kosovë do vije vetëm pushimeve
Gjithashtu bëhet me dije se makina tip Benz me të cilën udhëtonin autorët autorët e dyshuar, ishte shpallur e vjedhur që nga viti 2018 dhe ishte me targa false .
Deri në këto momente në policinë e Shkodrës janë shoqëruar më shumë se 14 persona, të cilët po merren në pyetje për zbardhjen e ngjarjes, por nuk ka ende asnjë autor të dyshuar./top channel/