Kohëve të fundit ka filluar një traditë e re e festimit në disa fshatra të Drenicës, ku e gjithë lagjja bëhet bashkë për të festuar festat e ndryshme e sidomos ato fetare, shkruan Drenica Press.
Një rast i tillë është edhe tek lagjja Hamza nga fshati Likoc, ku e gjithë lagjja për të disatën herë janë bërë bashke për të festuar festën e Bajramit.
Banorët e lagjes Hamza nga fshati Likoc për portalin Drenica Press thanë se kjo festë është një mundësi e mirë për t’u bërë bashkë dhe për të festuar dhe për të ndarë kohë së bashku./DRENICA PRESS/