Me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës edhe Komuna e Skenderajt e udhëhequr nga Bekim Jashari ka bërë përgatitjet për të shënuar festën jubilare 10 vjetorin e Pavarësisë, apo siç po quhet “Dita e Pavarësisë”, transmeton Drenica Press.
Skenderaj është mbuluar kudo në rrugët e qytetit me dekorime me flamuj kombëtar Kuq e Zi dhe flamuj shtetëror të Kosovës.
Poashtu edhe sheshi i qytetit “Adem Jashari” në Skenderaj është dekoruar me flamuj dhe pllakata uruese për ditën e Pavarësisë së Kosovës./DRENICA PRESS/

