Kështu do të votonin shqiptarët nëse do të mbaheshin zgjedhje parlamentare në Maqedoni

57.1% e shqiptarëve të anketuar do të dalin për të votuar në zgjedhjet presidenciale, 13.8% jo, ndërkaq 29.1% ende s’kanë vendosur. 57 % thonë se partitë shqiptare duhet të dalin me kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale, 8.3% thonë jo, 32% nuk kanë qëndrim, ndërkaq 2.7% nuk përgjigjen.
Këto janë disa prej të dhënave nga anketa e Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisje të Mirë (IHPQM) e cila është realizuar në periudhë 6 mujore nëpërmjet telefonit për zgjedhjet figurat politike ne Maqedoni. Anketa e fundit është realizuar në periudhë prej 07-10 Shkurt 2019 ne lidhje me zgjedhjet presidenciale
Nëse në rrethin e dytë mbeten LSDM dhe VMRO-DPMNE në zgjedhjet presidenciale, 31.7% e të anketuarve do të votonin për LSDM-në, 1.6% për VMRO-DPMNE-në, 34.1% për asnjërën, ndërkaq 32.6% nuk kanë përgjigje.
Nëse bashkë me zgjedhjet presidenciale do mbaheshin edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, 18.8% do ta votonin BDI-në, 14.2% Aleancën për Shqiptarët, 5% Alternativën, 5% Lëvizjen BESA, 2.8% LSDM-në, 1.8% PDSH-në, 15.8% asnjërën, 32.5% nuk do të votonin, ndërkaq 4.6% janë të pavendosur.

Lexo edheKy është shqiptari që u vra në Brazil, tentuan ta grabisnin (FOTO)
Ndryshe, hulumtimi është zbatuar në 800 të anketuar që është ekzemplarë reprezentativë për Maqedoninë. Gjatë procesit të anketimit janë plotësuar të gjitha karakteristikat demografike dhe specifikat e popullatës ( siç janë struktura etnike, mosha, arsimi, vendbanimi urban/rural dhe gjinia). Gabimi marjginal (statistikor) për të dhënat është ±4%.(INA)














