back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaShqiptareKëshilltari shqiptar në Këshillin e Nju Jorkut punëson kushëririn, bëhet temë e...

Këshilltari shqiptar në Këshillin e Nju Jorkut punëson kushëririn, bëhet temë e mediave ameriakne

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Këshilltari i qytetit të Nju Jorkut Mark Gjonaj, ka punësuar dikë për të cilin ai ka thënë se është një kushëri i largët.

Ai ka thënë se “Kur bëhet fjalë për stafin tim, gjithmonë sigurohem që ne të punësojmë personin më të kualifikuar për atë pozitë. Unë besoj se personi të cilin e kam punësuar ka karakteristika të caktuara, përgjegjësi dhe profesionalizëm”, ka thënë Gjonaj për Daily News.

Gjonaj ka thënë se personi të cilin e ka punësuar ishte i vetmi politikan shqiptaro-amerikan i cili fliste shqip dhe anglisht, dhe që atij një i tillë i duhej sepse sipas tij ai i plotësonte nevojat e komunitetit.

Një artikull i gazetës ‘City Island’ ka thënë për rastin se shqiptari Gjonaj ka punësuar kushëririn e tij.

Gjonaj, i cili më parë ka shërbyer në Asamblenë e Shtetit, fillimisht e ka angazhuar të afërmin e tij në disa punë për të cilat nuk e ka bërë publike pozicionin në të cilin e ka vendosur kushëririn e tij.

“Ne nuk duhet të kemi ligjvënës në shtet apo në nivelin e qytetit të cilët marrin pozita pune në bazë të favorizimeve”, ka thënë drejtoresha ekzekutive Susan Lerner.

Mark Gjonaj është një politikan i Partisë Demokratike në Amerikë. Ai ka shërbyer edhe në Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz