Këshilltari i Presidentit tregon se si vendosen kufijtë me Kanun
Ismail Syla, njëri nga këshilltarët e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar Kanunin për të treguar se si vendoset një kufi, e që më pas ai “përligjet” nga palët ka u koritur.
Në profilin e tij në Facebook, Syla ka shkruar se Kanuni i Lekë Dukagjinit i njeh kanunët e viganëve.
“Kufijtë e fituar me gjak, me gurapesh e sëpatë ia shporrin marren edhe korinë atij që hise i ra. Dalin përtej inatit të Kanunit të Lekë Dukagjinit. I njeh Kanuni i Viganëve, Superfuqitë e Mëdha”, ka interpretuar Syla, Kanunin.
Ai ka postuar edhe pjesën e Kanunit ku i referohet çështjes së kufirit.
Në të, shihet se ka bërë disa ndërhyrje me shkrim, ku mes tjerash ka shkruar se “shteti nuk të korit”.
Lexo edheSëmuret ministri kosovar, nuk shkon në Komision për raportim
Syla e ka bërë postimin në ditën kur në Kosovë pritej të vijë kryeministri i Malit të Zi, e ku temë diskutimi pashmangshëm do të ishte edhe kufiri mes dy shteteve.
Presidenti Thaçi e mbështet marrëveshjen e cila buron nga puna e komisionit shtetëror të udhëhequr nga Murat Meha, pasi vet është nënshkrues i asaj marrëveshjeje.
Por kundër kësaj marrëveshjeje është kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, i cili insiston se Kosova nuk ka tokë për të falur.
Ai pretendon se shteti i humb mbi 8 mijë hektarë nëse Kuvendi e ratifikon marrëveshjen e arritur gjatë bashkëqeverisjes PDK-LDK.














