Këshilltarët e VV-së vizitojnë institucionet dhe vendbanimet në Drenas për të mësuar më shumë për problemet e tyre (FOTO)
BILLI

Lexo edheLladrovci ka pritur në takim Komandantin e ri të Stacionit Policor në Drenas

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një fushatë për të vizituar institucione dhe vendbanime në Drenas.
Sipas asamblesitit të VV-së, Sokol Bylykbashit, këto vizita po bëhen për të mësuar më shumë për problemet me të cilat ballafaqohen institusionet dhe më pas për t’i adresuar në Kuvendin Komunal të Drenasit.
”Sot, ne këshilltarët e Lëvizjes filluam me vizita në institucione dhe vendbanime, për t’u informuar me kërkesat e tyre, të cilat do t’i paraqesim në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal të Drenasit.

Lexo edheLladrovci ka pritur në takim Komandantin e ri të Stacionit Policor në Drenas
Në çdo fund të muajit shtator, Kuvendi Komunal miraton dokumentin më të rëndësishëm vjetor( buxheti komunal ). Turin e vizitave e filluam me HENDIKOS-in dhe në ditët e ardhshme do t’i vizitojme edhe institucionet tjera komunale”, ka thënë Bylykbashi./Drenicapress.info
