BallinaLajmeKëshilli prokurorial i Kosovës realizon takime me FBI në SHBA

Këshilli prokurorial i Kosovës realizon takime me FBI në SHBA

Të ngjajshme

Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga...

Ish-zëvendësadmirali amerikan, Murrett: Kriza e Hormuzit, “sfide e madhe” për SHBA-në

Derisa tensionet në Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohen pas...

Ky person ishte cak i të shtënave me armë në Pejë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët...

Me realizimin e dy takimeve në FBI ku si tema diskutimi ishin: korrupsioni publik, sekuestrimi, konfiskimi dhe terrorizmi, delegacioni i sistemit prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, ka përfunduar me sukses programin e vizitës disa ditore në Shtetet Bashkuara të Amerikës.

Edhe në këto takime, sikurse në takimet e realizuara ditëve të mëparshme, sistemi prokurorial mori mbështetje për punën e bërë, si dhe u shkëmbyen përvoja të rëndësishme në luftimin e veprave penale specifike të theksuara më lartë.

Delegacioni i sistemit prokurorial kishte në përbërje të tij  anëtarë të Këshillit, një prokuror nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit si dhe përfaqësues nga administrata e Këshillit.

Realizimi i programit të kësaj vizite është bërë i mundur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, si vazhdimësi e mbështetjes dhe përkrahjes së punës së sistemit prokurorial, në ngritjen e kapaciteteve të gjithanshme të tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz