back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaBotëKëshilli i BE’së dhe Parlamenti Evropian arrijnë marrëveshje për ndalimin gradual të...

Këshilli i BE’së dhe Parlamenti Evropian arrijnë marrëveshje për ndalimin gradual të importeve të gazit rus deri në vitin 2027

Të ngjajshme

Kosova dhe Britania së shpejti me marrëveshje strategjike në mbrojtje, siguri dhe tregti

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin...

Ish-deputeti kthehet në garën për parlament

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Hoti do të...

Inspektorati i Punës mbyll një biznes në Vushtrri

Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar mbylljen e përkohshme...

Çmimi i trajnerit më të mirë për muajin nëntor në Shqipëri i takon një serbi

Ivan Gvozdenović është zgjedhur trajneri më i mirë i...

Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian kanë arritur një marrëveshje për rregulloren që parashikon eliminimin gradual të importeve të gazit natyror nga Rusia.

Rregullorja vendos një ndalim juridikisht të detyrueshëm për importet e gazit natyror të lëngshëm (GNL) dhe të gazit përmes gazsjellësve, me një ndalim total që do të hyjë në fuqi përkatësisht në fund të vitit 2026 për GNL-në dhe nga vjeshta e vitit 2027 për gazin e tubacioneve.

Marrëveshja duhet ende të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare dhe nga seanca plenare e Parlamentit Europian.

“Më në fund, dhe përgjithmonë, po e mbyllim rubinetin e gazit rus. Nuk do të kthehemi kurrë më te varësia jonë e rrezikshme nga Rusia”, deklaroi komisioneri europian Dan Jorgensen.

Ndalimi do të zbatohet gjashtë javë pas hyrjes në fuqi të rregullores, me një qasje graduale në shuarjen e kontratave ekzistuese.

Afatet për ndërprerjen e kontratave

Kontratat afatshkurtra të nënshkruara para 17 qershorit 2025 duhet të ndërpriten më 25 prill 2026 për GNL-në dhe më 17 qershor 2026 për gazin nga gazsjellësit.

Kontratat afatgjata të GNL-së do t’i nënshtrohen ndalimit më 1 janar 2027, në përputhje me sanksionet e paketës së 19-të kundër Rusisë.

Kontratat afatgjata të gazit të tubacioneve do të ndalohen nga 30 shtatori 2027, me kusht që vendet anëtare të përmbushin objektivat e mbushjes së rezervave të gazit. Afati më i vonshëm i mundshëm është 1 nëntor 2027.

Sipas rregullores, shtetet anëtare do të duhet të paraqesin plane kombëtare të diversifikimit, duke përcaktuar hapat për ndërprerjen e energjisë ruse. Parashikohet gjithashtu një sistem autorizimi paraprak për importet e gazit, si rus, ashtu edhe jo rus, për të siguruar zbatimin korrekt të ndalimit.

Aktualisht, Sllovakia dhe Hungaria janë të vetmet vende të BE-së që vazhdojnë të importojnë naftë ruse, e cila përbën rreth 80% të importeve të tyre gjithsej të naftës së papërpunuar.

Marrëveshja përfshin sanksione për vendet që nuk respektojnë ndalimin, si dhe një klauzolë pezullimi në rast të një “kërcënimi për sigurinë e furnizimit energjetik” të një ose më shumë shteteve anëtare. Rregullorja do të rishikohet brenda dy vitesh nga hyrja e saj në fuqi.

“Sot është një ditë historike për Bashkimin Europian: shumë mendonin se nuk do të ishte e mundur, por ja që ndodhi. E kam ditur gjithmonë se do t’ia dilnim. Tani jemi gati të hapim bashkëpunime me partnerë të rinj e të besueshëm. Ky është vetëm fillimi i një suksesi të vërtetë europian”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz