Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën euroja dhe dollari amerikan humbën terren në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0,41 lekë dhe këmbehet në nivelin më të ulët në këto vitet e fundit, me 82,84 lekë. Ndërsa euroja zbriti me 0,02 lekë dhe këmbehet me 96,59 lekë.
Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0,21 lekë, duke u ngjitur në kuotën 110 lekë, shkruan ATSH.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 103,46 lekë, ose 001 lekë më shumë se ditën e martë.