back to top
Wednesday, November 5, 2025
BallinaLajmeKërkohet siguri dhe dinjitet për gratë, në vendet e punës

Kërkohet siguri dhe dinjitet për gratë, në vendet e punës

Të ngjajshme

Operacion i rrallë në QKUK, hiqet tumori me përmasa 16 centimetra

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike...

Drita shtyn ndeshjen me Prishtinën për një arsye interesante

Skuadra e Dritës ka shtyrë ndeshjen ndaj Prishtinës, në...

Kryeziu-Hyseni: LVV kërkon bashkëpunim, jo koalicione – opozita të ndryshojë qasjen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar të propozuarin...

Gonzato mesazh forcave politike: Kuvendi rol kyç, na duhen debate të shëndetshme

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato së...

Pjesëmarrja e grave në punësim vazhdon të mbetet një ndër sfidat kryesore në Kosovë, shpeshherë e kufizuar në sektorë të caktuar, me paga më të ulëta dhe kushte jo të dinjitetshme pune.

Kështu u tha në takimin konsultativ e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit me temë “Siguria e grave në vendin e punës”.

Kryeshefja ekzekutive e Agjencionit për Barazi Gjinore, Edi Gusia theksoi se mos përfshirja adekuate e grave dhe vajzave në tregun e punës përbën pengesë serioze për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Mos përfshirja adekuate e grave dhe vajzave në tregun e punës nuk është vetëm një çështje barazie, ajo është gjithashtu një pengesë serioze për zhvillimin ekonomik të zhvillueshëm të vendit. Pjesëmarrja e grave në tregun e punës sfidohet nga faktorë të shumtë, mungesa e institucioneve dhe përkujdesjes për fëmijë, qëndrimi ditor i pazgjedhur për fëmijët që shkojnë në shkollë dhe mosharmonizimi me orarin e punës së nënave. Pjesëmarrja e grave në punësim mbetet i ulët, shpesh e kufizuar me sektorë, produktivitet, paga më të ulëta dhe me kushte jo të dinjitetshme pune”, tha Gusia.

Ndërkaq, zëvendësshefi për bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Alessandro Bianciardi, theksoi rëndësinë e rolit të shoqërisë civile dhe fuqizimit të grave në tregun e punës.

Fuqizimi i grave për të punuar të lira nga frika, diskriminimi dhe ngacmimet, sipas Bianciardit është thelbësor për perspektivën evropiane të Kosovës.

“Shoqëria civile mbetet një partnere kyçe në monitorim, ndërgjegjësim dhe raportim. Fuqizimi i grave për të punuar të lira nga frika, diskriminimi dhe ngacmimet është thelbësor për perspektivën evropiane të Kosovës, drejtësinë shoqërore dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike. Le të forcojë konsultimi i sotëm angazhimin tonë të përbashkët për të kaluar nga politika në praktikë dhe për të siguruar që siguria, dinjiteti dhe potenciali i çdo gruaje të mbrohen plotësisht në botën e punës”, theksoi Bianciardi.

Kurse, kryeshefja e UN Women në Kosovë, Vlora Tuzi Nushi, tha se numri i grave në tregun formal të punës mbetet i ulët, ndërsa organizata që ajo drejton po punon në trajtimin e shkaqeve që e pengojnë këtë përfshirje.

“Në Kosovë momentalisht nga të gjitha raportet dhe duket përfshirë edhe nga analizat e fundit në përgatitje të planit për barazi gjinore tregojnë se mbetemi në numër shumë të vogël të grave në tregun formal të punës. Ne si UN Women në Kosovë kemi punuar edhe në trajtimin e këtyre arsyejeve, së pari duke filluar me një analizë gjithëpërfshirëse të kornizës ligjore që ka të bëjë me tregun e punës, përfshi ligjin. Po ashtu ne kemi punua me inspektoratin e punës në trajnimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të inspektorëve në hulumtimin e rasteve të ngacmimit seksual”, tha Tuzi Nushi.

Takimi konsultativ me akterë institucionalë, ekspertë dhe përfaqësues nga shoqëria civile vazhdoi edhe me panele duke folur tutje për sfidat e grave dhe vajzave në vendin e punës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz