Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave të dyshuar për përfshirje në veprime korruptive që dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm milionësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit M.D., J.M., F.I., B.D., Sh.T., N.K. dhe G.L., duke vepruar në bashkëkryerje, nga data 20 shkurt 2023 e deri më 18 dhjetor 2025, kanë ndërmarrë veprime me qëllim përfitimi të kundërligjshëm personal, raporton lajmi.net
PSRK bën të ditur se i pandehuri M.D. dyshohet se, në emër të F.I., ka paraqitur në mënyrë të kundërligjshme propozim-ankesë për ndryshimin e një vendimi përfundimtar për shpronësim të pronës, ndonëse afati ligjor kishte kaluar për më shumë se tetë vjet. Përkundër kësaj, sipas Prokurorisë, i pandehuri J.M., si dhe pala kundërpropozuese – Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore – nuk e kanë kundërshtuar këtë rrethanë, duke mundësuar që rasti të përfundojë me marrëveshje gjyqësore, ashtu si edhe disa raste të tjera.
Si pasojë e këtyre veprimeve, vetëm në rastin e fundit dyshohet se buxhetit të shtetit i është shkaktuar dëm mbi 220 mijë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm ende nuk është përcaktuar saktësisht, por dyshohet se arrin vlera milionëshe.
Vendimi i plotë:

