HomeLajmeKërkohet paraburgim për nënën dhe dy djemtë e saj, të dyshuar për...

Kërkohet paraburgim për nënën dhe dy djemtë e saj, të dyshuar për vrasjen e kushëririt të tyre në Kobaj të Prizrenit

Të ngjajshme

Ekzekutohet pagesa prej 100 euro për sektorin privat

Ministri Hekuran Murati ka bërë të ditur se është...

Melos Bajrami vazhdon karrierën në Evropë, transferohet te skuadra sllovake

Pas paraqitjeve të suksesshme në kampionatin shqiptar me KF...

Aksident trafiku në rrugën Pejë- Prishtinë, katër persona të lënduar

Katër persona janë lënduar si shkak i një aksidenti...

Antalya dhe Greqia vazhdojnë të dominojnë rezervimet verore, Dream Travel zgjeron numrin e ofertave

Interesimi për pushime në Antalya dhe në destinacionet bregdetare...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, që t’iu caktoj masën e paraburgimit tre të dyshuarve për vrasjen e djeshme në Prizren.

Sipas Prokurorisë, masa paraburgimit për një muaj është kërkuar të caktohet ndaj të dyshuarit Sh.O të dyshuar për vrasje të rëndë, gjithashtu vëllait të tij të mitur për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë, dhe ndaj nënës së tyre me iniciualet A.O, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale shtytje në “vrasje të rëndë” .

 “Sipas kërkesës së Prokurorisë, i dyshuari Sh. O. dhe i mituri, më datë 14.06.2026, në fshatin Kobaj, Komuna e Prizrenit, në bashkëkryerje dhe me dashje privojnë nga jeta viktimën A.O. dhe me atë rast vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit I.O., të shtyrë nga e dyshuara A.O. – nëna të pandehurve, në atë mënyrë që pas një konflikti të mëhershëm të lindur nga mosmarrëveshjet lidhur me emërtimin e rrugës në lagjen e tyre, fillimisht përfshihen në një konflikt verbal e më pas fizik me viktimat A.O. dhe I.O., të cilët përdorin mjete të mprehta – thika, i sulmojnë dhe i godasin ata. Si pasojë e goditjeve të marra me thikë në pjesën e gjoksit, viktima A.O. ndërron jetë, ndërsa i dëmtuari I.O. pëson lëndime të rënda trupore, të rrezikshme për jetën, për çka është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, thuhet në komunikatë. 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka thënë se vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz