BallinaRegjionaleKërkohet intervistimi i Sami Lushtakut, në përleshjen e djeshme në Skenderaj e...

Kërkohet intervistimi i Sami Lushtakut, në përleshjen e djeshme në Skenderaj e kërcënoi një delegat

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Në incidentin e Kuvendit të PDK-së, në Klinë të Epërme, ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku ka qenë protagonist kryesor.

KTV-ja ka mësuar nga burimet e afërta me ngjarjen se Lushtaku, që udhëheq me degën e PDK-së në këtë qytet, e ka kërcënuar delegatin Murat Mecini për prishjen e Kuvendit.

Ai i ka thënë Mecinit se do ta “tërhiqte zvarrë”, sipas vetë denoncimit që ky i fundit e ka bërë në Stacionin Policor të Skënderajt.

I kontaktuar nga “Kohavisioni”, Mecini ka thënë se nuk dëshiron të komentojë asgjë, dhe ka sugjeruar që të mos kontaktohet më.

Ai është pjesë e krahut të Bekim Jasharit e Bekim Haxhiut, që është në konflikt të vazhdueshëm me krahun e Sami Lushtakut.

Vetë Lushtaku nuk është përgjigjur në telefonin e tij kur është kontaktuar nga KTV-ja, por një person që është paraqitur si asistent, ka thënë se as ai nuk ka mundur ta kontaktojë atë.

Për shkak të incidentit, Policia e Kosovës është e interesuar që ta intervistojë Lushtakun, dhe ia ka lënë ftesën në shtëpi, sepse nuk e ka gjetur aty.

Prorkurorja kujdestare, Slavica Mavriq ka konfirmuar për KTV-në se ajo është informuar për rastin, dhe e ka marrë përsipër që të zhvillojë hetimet duke dëgjuar në ditët në vazhdim palët e përfshira.

Incidenti është paraqitur në raportin 24 orësh të Policisë, por aty nuk janë përmendur emra.

Tensione në degën e PDK-së në Skenderaj ka pasur që prej kohës kur kjo parti vendosi të mos dalë me kandidat për kryetar komune, por e përkrahu kandidaturën e Bekim Jasharit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz