BallinaLajmeKërkohet dorëheqja e shefit të AKI'së

Kërkohet dorëheqja e shefit të AKI’së

Të ngjajshme

Nisin përgatitjet për Turqinë, Kosova stërviten në ”Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer në shtëpi, pas fitores...

U kontrabandua nga Serbia, Dogana zbulon 1000 litra etanol në Prizren

Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitë antikontrabandë kanë...

Si e çmontoi Friedrich Nietzsche moralin në “Gjenealogjinë e Moralitetit”

Si e analizoi Friedrich Nietzsche origjinën e moralit në...

Osmani: Izbica është kujtesë që nuk guxon të zbehet, thirrje që drejtësia të mos vonojë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar...

Anëtarët e Komisionit për mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kërkojnë dorëheqjen e Maxhunit

Shumë njerëz po shkojnë ta ngushllojnë familjen që la pas i ndjeri Isa Sejdiu.

Ish kuzhinieri i AKI-së u vra brenda objektit ku punonte nga i dyshuari, Valon Ibërdemaj.

Merzia ka kapluar këtë familjen pas vrasjes së Sejdiut, djalit të vetëm që kishin, raporton T7.

Por, Islamin dhe familjarët e tjerë i brengosë fakti se ai,u vra në institucionin më të lartë të sigurisë nga një armë pa leje e futur në mënyrë ilegale.

https://youtu.be/xWzKjg0r8A0

Ata janë të frustruar me papërgjegjësinë e AKI-së, të cilët ende nuk i kanë njoftuar arsyet dhe mënyra se si ka ndodhur vrasja.

E futja pa leje e armës në agjencinë e intelegjencës për anëtarin e Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së, Zafir Berishën, është tregues i politizimit të këtij institucioni.

Ai thotë se Shpend Maxhuni duhet të mbahet përgjegjës për dështimin e sigurisë në AKI dhe të ofrojë dorëheqjen.

Se Shpend Maxhuni duhet të japë dorëheqje e thotë edhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, por ai nuk beson se Maxhuni do ta bëjë një gjë të tillë.

E drejtori Maxhuni, të cilit po i kërkohet dorëheqja, nuk ka qenë i qasshëm për t’u deklaruar.

Isa Sejdiu që la pas bashkëshorten dhe 3 fëmijë është varrosur sot në vendlindjen e tij në Vushtri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz