Kërkim-Shpëtimi i Kosovës në angazhim human: Po intervenojmë në një zonë malore për një serb
dp

Lexo edheSa asamblistë kishin LVV, PDK, LDK e AAK në 2021 dhe sa kanë tani?

Siç bëjnë të ditur nga kjo shoqatë, intervenimi për ndihmë ndaj një personi të komuniteti serb po bëhet në një zonë të thellë malore, me qasje të vështirë.
Derisa shtojnë se ky angazhim përbën dëshmi të përkushtimit human dhe profesional të Shoqatës sonë për t’u përgjigjur ndaj çdo rasti, pa dallim etnie.
“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është aktualisht e angazhuar në një intervenim mjekësor urgjent në veriun e vendit, në një zonë të thellë malore me qasje të vështirë. Ekipet tona po punojnë për të ofruar ndihmë mjekësore emergjente ndaj një personi të komunitetit serb, i cila ka nevojë për trajtim të menjëhershëm shëndetësor. Ekipi mjekësor nga SHKKSH është në terren për stabilizimin dhe transportin e pacientit drejt institucioneve shëndetësore”, njoftojnë nga Shoqata e Kërkim Shpëtimit.

Lexo edheSa asamblistë kishin LVV, PDK, LDK e AAK në 2021 dhe sa kanë tani?