back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeKërkesa të reja që danezët kanë për Shërbimin Korrektues të Kosovës

Kërkesa të reja që danezët kanë për Shërbimin Korrektues të Kosovës

Të ngjajshme

Porsche prezanton 911 Turbo S të ri

Vitin e kaluar, Porsche 911 Carrera GTS kaloi në...

Shqipëria në epërsi ndaj Letonisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka dalë në epërsi ndaj Letonisë. Në...

Haxhi Avdyli i cili është mjek me profesion: Kuvendi juridikisht është i konstituar

Deputeti i Partisë GUXO, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se...

Karbohidratet ndihmojnë në dobësim

Sigurisht se keni ndëgjuar e lexuar shumë për karbohidratet,...

Eris Hana, këshilltar ligjor pranë ministrisë së Drejtësisë ka thënë se Danimarka ka kërkuar nga Kosova investime në infrastrukturën e Shërbimit Korrektues para se 300 të burgosur danezë të transferohen në burgun e Gjilanit si pjesë e marrëveshjes mes dy shteteve.

Hana ka folur për gazetën amerikane The Edwardsville Intelligence ku ka thënë se danezët pas një hulumtimi kanë ardhë në përfundim që Kosova ka kapacitet për të pranuar 300 të burgosur.

Ai poashtu ka thënë se danezët kanë kërkuar investime në infrastrukturë.

“Ne duam të krijojmë standardet e njëjta për ta dhe do ta arrijmë atë” tha Hana duke iu referuar standardave të burgjeve të Danimarkës.

Një gardian danez do ta drejtojë punën në burgjet me qira për të burgosurit danezë, i shoqëruar nga një shqiptar dhe staf tjetër vendas.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet në fillim të vitit të ardhshëm dhe dy parlamentet duhet t’a ratifikojnë atë.

“Një nga përfitimet më të fuqishme dhe më të mëdha është se ne po e rikthejmë Mbretërinë e Danimarkës si partner strategjik për Republikën e Kosovës dhe ne po i bëjmë ata njërin nga donatorët tonë më të fuqishëm”, tha Hana.

Ministria e Drejtësisë është pajtuar për një marrëveshje me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar.

Nga kjo marrëveshje 10 vjeçare Kosova do të përfitojë rreth 210 milionë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz