“Kërcënuesi i Haradinajt i afërm i Rrustemit të VV’së”, Ramadani: S’e pashë që Adnani u distancua
dp

Lexo edheProkuroria Speciale ndalon për 48 orë Skënder Llugiqin që kërcënoi me pushkatim Ramush Haradinajn nga Kuvendi

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas thirrjes për vrasjen e Ramush Haradinajt të bërë sot në Kuvendin e Kosovës, duke ngritur pyetje për deputetin e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi.
Ramadani ka thënë se Rrustemi ishte sot në Kuvend në kohën kur familjari i tij, Skënder Llugiqi, bëri thirrje për vrasjen e Haradinajt.
“Adnan Rrustemi ishte sot në Kuvend në kohën kur familjari i tij kah dajët, Skënder Llugiqi, bëri thirrje për vrasje të Ramush Haradinajt”, ka shkruar Ramadani.
Ai gjithashtu ka bërë një pretendim lidhur me prejardhjen familjare të Llugiqit, duke e lidhur atë me Tefik Llugiqin, për të cilin thotë se i kishte shërbyer regjimit të Slobodan Millosheviqit.

Lexo edheProkuroria Speciale ndalon për 48 orë Skënder Llugiqin që kërcënoi me pushkatim Ramush Haradinajn nga Kuvendi
Ramadani ka theksuar se deri tani nuk ka parë ndonjë distancim apo dënim publik nga Adnan Rrustemi ndaj thirrjes së bërë nga Skënder Llugiqi.
“Nuk e pashë ende që Adnan Rrustemi u distancua apo dënoi thirrjen për vrasje që bëri i afërmi i tij, Skënder Llugiqi”, ka shkruar Ramadani.