BallinaLajmeKërcënohet familja e deputetit

Kërcënohet familja e deputetit

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Deputeti Ramiz Kelmendi ka treguar sonte se nuk do e votoj demarkacionin me Malin e Zi pasi është kërcënuar ai dhe familja e tij.

“Kam pasur edhe kërcënime personale, ndaj anëtarëve të familjes”, tha Kelmendi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në emisionin ‘DPT te Fidani’, Kelmendi ka rrëfyer se familjarët e tij kanë marrë kërcënime nëse ai do të votonte demarkacionin me Malin e Zi.

“I kanë çuar për të më thënë, edhe anëtarëve të familjes, se nëse babai yt voton demarkacionin, ki parasysh ku do të jesh ti”, theksoi ai.

Kelmendi nuk u beson organeve të drejtësisë, prandaj nuk pranoi të tregoj se kush e ka kërcënuar.

“S’mund ta them kush, se s’zgjidhet asgjë nëse tregoj”, tha Kelmendi.

“Unë kam edhe kërcënime prej ‘Syrit të Popullit’ edhe prej këtyre të demarkacionit”, tha ai.

Kelmendi nuk do të marrë pjesë në seancën e së martës e thirrur për në orën 16:00.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz