Ekspertët e mjekësisë së fundmi kanë vënë alarmin për një tjetër grip të rrezikshëm që kërcënon botën dhe që konsiderohet ‘më i tmerrshmi i 50 viteve të fundit. Bëhet fjalë për gripin australian që deri më tani, i ka marrë jetën një gruaje, një burri dhe një vajze 8-vjeçare në Australi.

Sipas statistikave në Australi, që prej fillimit të shatorit ka pasur 137,500 raste të regjistruara të gripit vdekjeprurës, që tashmë kërcënon edhe Europën.
Autoritetet britanike kanë vënë alarmin lidhur me përhapjen e sëmundjes së frikshme që sipas një profesori të Universitetit Nottingham Trent, është rasti më i rëndë që prej vitit 1968. Asokohe, gripi që kishte si vatër Hong Kongun u shpërnda në të gjithë botën duke shkaktuar më shumë se 1 milion të vdekur.

