back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditKeqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë, Klekovski: Aktakuza, mesazh i fortë

Keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë, Klekovski: Aktakuza, mesazh i fortë

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Kekovski, në intervistë javore për Radio Evropa e Lirë, tha se aktakuza e ngritur për rastin e keqpërdorimeve në Klinikën e Onkologjisë është mesazh për të gjithë sistemin shëndetësor.

Kekovski u shpreh se është pozitive që prokuroria ka përgatitur aktakuzë të tillë dhe se ende duhet parë se çfarë përmban ajo.

Përveç rastit të Onkologjisë, ai tha se pret që organet kompetente të veprojnë edhe për rastet e tjera të keqpërdorimeve në disa klinika në vend, për të cilat, siç informoi, Fondi tashmë ka dërguar raporte te organet përkatëse.

“Të gjitha rastet që i hasëm dhe që nuk janë sekret, ato i kemi përfshirë në raportet tona që i dërgojmë në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Financave dhe në Entin Shtetëror të Revizionit. I paraqesim edhe në MPB, disa prej tyre janë kompletuar nga MPB-ja dhe janë dërguar në Prokurorinë Publike. Aty ka raste shumë të qarta për të cilat nuk nevojitet ekspertizë jashtë vendit dhe nuk nevojitet, nuk e di çfarë përpjekjeje hetimore. Apelojmë vazhdimisht që Prokuroria të veprojë sipas këtyre kallëzimeve penale dhe tani topi është në fushën e Prokurorisë. Për mua ka shumë rëndësi që Prokuroria pati guximin të nisë me rastin për Onkologjinë dhe shpresoj se e ka përgatitur mirë, sepse suksesi i asaj aktakuze është me rëndësi thelbësore për të ardhmen e shëndetësisë në Maqedoni”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz