Kenia shteti Afrikan që mirëpret Golden Eagle

Listës së gjatë të vendeve të botës ku kompania Frutex eksporton pijen energjike Golden Eagle i është shtuar edhe Kenia, shtet nga kontinenti Afrikan.
Kontingjenti i parë me Golden Eagle për në shtetin e Kenisë është nisur të Enjten, ku prezent ishte edhe Ministri i Tregtis dhe Industrisë, Endrit Shala.
“Është krenari për Kosovën që ka kompani sikurse kompania prodhuese “Frutex” e cila eksporton produktet e Republikës së Kosovës në 30 vende të botës dhe punëson afër 200 persona” tha Minstri Shala.
Tregu Afrikan e ka mirëpritur mirë Golden Eagle dhe si rezultat i kësaj ka ardhur edhe interesimi nga distributori i shteti të Kenisë, dhe pas vizitës në kompani është arritur marrëveshja me të njëjtin, për eksportin në këtë shtet.
Lexo edheVuçiq me tone kërcënuese për Kosovën: Serbia është shumë e fuqishme
Kompania Frutex, për momentin eksporton mbi 30 shtete të ndryshme të botës dhe në katër kontinente.














