Në vijim po ju sjellim 15 llojet më të çuditshme të luleve në botë dhe emrat e tyre joshkencore (dhe ato shkencore) me të cilat janë pagëzuar nga njerëzit që jetojnë në zonat ku ato lulëzojnë… apo dhe nga turistët.
15. Fanari kinez (Physalis alkekengi)
Fanari kinez është një lule që merr formën e një fanari ndriçues, ndersa është në proces të lulëzmit. Ndoshta, ky emër nuk është kushedi i përshtatshëm për këtë lule, por keshtu quhet.
14. Lule kufoma (Amorphophallus titanium)
Lule kufoma çel vetëm një, ose dy herë gjatë një dekade. Aroma që lëshon kjo lule është unikale dhe e padurueshme, sepse ngjan me mishin e kalbur.
13. Rosa fluturuese (Caleana major)
Rosa fluturuese është një lule e familjes së orkideve dhe duket m’u ashtu siç dhe e sugjeron emri i saj.
12. Lule balonë (Platycodon)
Kjo lule, ndersa është në proces të çeljes duket si balonë që fryhet. Pamja e saj, është vërtetë mahnitëse.
11. Lule laraska (Aquilegia)
Dikush e përshkruan si lule të bukur, por ka dhe të tillë që ju duket si lule e frikshme – me pamje laraske apo dhe merimange.
10. Lule papagalli (Impatiens psittacina)
Kjo lule mund të gjendet vetëm në disa zona të veçanta në Tajlandë, Burma dhe Indi, ndërkaq pëlqehet nga botanistët për shkak të ngjasimit që ka me papagallin.
9. Aguliçja “Zebra blu” (Primula acaulis “Zebra Blue”)
Aguliçja “Zebra blu” është një lule me pamje të çuditshme – një zebër në botën bimore. Dhe, duket se edhe emrin e ka të goditur.
8. Lulehëna (Ipomoea alba)
Kjo lule është e bukur dhe nuk do shumë koment. Përkundër formës së çutishme që ka, ajo është thjeshtë magjepsëse.





























