Këngëtarja e njohur kosovare shërohet nga koronavirusi
BILLI·

Adelina Thaçi e ka mposhtur COVID-19.
Më 8 korrik, këngëtarja Adelina Thaçi njoftoi se ishte testuar pozitive me COVID-19.
Por, tashmë ajo është shëruar nga koronavirusi dhe ka udhëtuar për pushime bashkë me familje në bregdetin shqiptar.
Adelina publikoi fotografitë e para nga plazhi i Sarandës, ku shihet duke marrë rreze dielli buzë detit bashkë me fëmijë.

Lexo edheVeterani i UÇK-së, Imri Ilazi ndalet në Aeroportin turk, pasi Serbia e futi edhe emrin e tij në listën e re dërguar në Interpol
“Jam e lirë, pushimet 2020, qyteti i Sarandës, me familjen time”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografive.














