Kelmendi takohet me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn.
Gjatë takimit është biseduar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
Zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi të arriturat në Kosovë, sidomos ato në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, duke falënderuar Luksemburgun për gjithë përkrahjen që ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën.
Lexo edheEmërohet zëvendësministri i Drejtësisë
Më tej, zëvendëskryeministri Kelmendi njoftoi edhe për pengesat në të cilat po hasin bizneset dhe prodhuesit në Kosovë si pasojë e mos liberalizimit të vizave, duke kërkuar ndihmën e Luksemburgut në këtë drejtim.
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, tha se është i lumtur për arritjet e Kosovës, duke shprehur gatishmërinë e Luksemburgut që të vazhdojë përkrahjen edhe në të ardhmen. Ministri Asselborn theksoi po ashtu se do t’i shohin mundësitë për të investuar në Kosovë.














