BallinaLajmeEmërohet zëvendësministri i Drejtësisë

Emërohet zëvendësministri i Drejtësisë

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, zëvendësministrin e sapo emëruar të Drejtësisë, Z. Munir Basha, të cilit i dëshiroi mirëseardhje dhe sukses në detyrën e re.

Njohja me të arriturat dhe sfidat aktuale të Drejtësisë ishin temë e takimit të parë në mes të Ministres Hoxha dhe zëvendësministrit, Z. Munir Basha.

Ministrja Hoxha i ofroi mbështetje dhe përkrahje të plotë Z. Basha, duke theksuar se më shumë se kurrë, duhet përkushtim dhe bashkëpunim që fuqizimi i sundimit të ligjit të jetë prioritet i vazhdueshëm i institucioneve tona.

Basha e falënderoi Ministren Hoxha për pritjen dhe siguroi atë se angazhimi i tij do të jetë maksimal për realizimin e prioriteteve të Ministrisë si sundimi i ligjit si dhe ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e Drejtësisë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz