back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKelmendi: Shpresoj që ky nxehtë i madh do t'i djegë "qelizat kanceroze...

Kelmendi: Shpresoj që ky nxehtë i madh do t’i djegë “qelizat kanceroze të hajnisë edhe lakmisë” të pozitës dhe opozitës

Të ngjajshme

Koalicioni PAN i ndihmuar nga PSD-ja po e shkatërron Kosovën, ndërsa LDK-ja dhe VV-ja po e ndihmon shkatërrimin.

Shteti i Kosovës po kalon në një krizë të lartë institucionale dhe ekonomike të cilën krizë po e shkakton koalicioni PAN i përbërë nga PDK-ja, AAK-ja dhe NISMA dhe i ndihmuar nga satelitët e VV-së të të ashtuquajturit PSD.
Ky koalicion gjatë këtij mandati i ka bërë dëme të pakthyeshme shtetit të Kosovës.
Ky koalicion ia humbi 8 mijë hektarë tokë Kosovës nën arsyetimin për liberalizim të vizave, por sot Kosova vazhdon të jet e izoluar nga bashkësia ndërkombëtare.

Situata e rëndë politike në vend dhe arrestimet e 23 zyrtarëve për patentë shofer, e ka gjetur opozitën të heshtur dhe të zhytur në luksin e pagave dhe meditjeve.

Opozita parlamentare e përbërë nga LDK-ja dhe VV-ja po tregon frikë dhe mospërgjegjësi përballë situatës aktuale në vend.

Edhe LDK-ja me rreth 200 mijë vota dhe VV-ja me poashtu rreth 200 mijë vota duhet të sillen me përgjegjësi të lartë shtetërore përballë situatës aktuale.

Ti fitosh rreth 200 mijë vota, të kesh të ardhura mujore 2000-2500 euro për kokë deputeti plus 2250 euro financim mujor për partinë për kokë deputeti nga buxheti i Kosovës dhe të heshtësh e frikësohesh, kjo është turp dhe përkrahje e shkatërrimit të Kosovës.

Kosovën nuk po e shkatërron dhe fundos vetëm koalicioni PAN i ndihmuar nga PSD-ja, por edhe LDK-ja dhe VV-ja të cilët po heshtin.

Një fjalë popullore thotë ” heshtja është miratim”.

Shpresoj që populli në zgjedhjet e ardhshme nuk do të heshtë.

Gëzim Kelmendi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz