back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKelmendi: Investitorët e rinj, gjeneratorë të punësimit

Kelmendi: Investitorët e rinj, gjeneratorë të punësimit

Të ngjajshme

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia

Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë....

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët, në...

Reshjet rekord të dëborës shkaktojnë kaos në disa pjesë të Japonisë

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërime për reshje të...

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka dhe drejtorin e Qendrës Inovative të Kosovës, Uranik Begu.
Në takim u bisedua për rëndësinë e organizimit të “Javës Globale të Ndërmarrësisë”, nikoqir i së cilës është Qendra Inovative e Kosovës në mbështetje të Ambasadës Amerikane, USAID-it dhe Ambasadës së Suedisë.
Zëvendëskryeministri Kelmendi shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës në mbështetje të vazhdueshme për organizime të tilla, duke theksuar se po punohet që investitorët e rinj të jenë gjeneratorë të vetëpunësimit dhe punësimit të të tjerëve, por edhe të shtojnë vlerat e ekonomisë së Kosovës përmes avancimit të teknologjisë së re e cila është duke u aplikuar në masë të madhe në Kosovë.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi dhe kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, biseduan për avancimin e marrëdhënieve në fushën e zgjidhjes së çështjeve për biznesin kosovar.

Zëvendëskryeministri Kelmendi, njoftoi për përgatitjen e pakos së dytë fiskale, e cila do të jetë në funksion të zgjidhjes së çështjeve të bizneseve që janë pjesë e asociacioneve ekonomike dhe Odës Ekonomike Amerikane.  /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz