KEK-u hap tender 190 mijë euro për renovimin e reaktorëve të bllokut A5 në “Kosova A”
dp

Lexo edheE gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik, e bëra që ky njeri ta respektojë Kushtetutën

Sipas të dhënave të publikuara në platformën e-prokurimit, kontrata titullohet “Renovimi i reaktorëve R1 dhe R2, të bllokut A5, në termocentralin KOSOVA A”.
Procedura është publikuar më 19 gusht 2026, ndërsa operatorët ekonomikë kanë afat për dorëzimin e ofertave deri më 8 shtator 2026, në orën 13:00.
Tenderi lidhet me ndërhyrjet në reaktorët R1 dhe R2 të bllokut A5, një nga njësitë e Termocentralit “Kosova A”, ndërsa përmes procedurës së hapur KEK synon të përzgjedhë operatorin ekonomik që do t’i kryejë këto punime.

Lexo edheE gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik, e bëra që ky njeri ta respektojë Kushtetutën
Operatorët ekonomikë të interesuar kanë rreth tri javë kohë për përgatitjen dhe dorëzimin e ofertave, deri në afatin e përcaktuar nga KEK-u. /Lajmi.net/
